6.6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Në Prizren u përkujtua dëshmori Alush Kryeziu – 33 vite nga rënia heroike

Në 33-vjetorin e rënies heroike të Alush Kryeziut, të shtunën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, u organizuan homazhe për të nderuar figurën e tij. Familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës morën pjesë në këtë ngjarje përkujtimore, duke bërë homazhe te lapidari i vendit ku Alushi dha jetën për lirinë e Kosovës.

Bashkëveprimtarja e dëshmorit, Shqipe Rexha, tha se emri i Alushit do të përkujtohet dhe nderohet për shekuj të tëra. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ruzhdi Saramati, i cili theksoi se fjalët janë të pakta për të përshkruar veprimtarinë e dëshmorit Alush Kryeziu.

Në emër të familjes, të gjithë ata që nderuan dëshmorin i ka falënderuar djali i tij, Petriti, i cili tha se sakrifica e të gjithë dëshmorëve na shërben si amanet për ta dashur atdheun më shumë dhe për të punuar me nder e drejtësi.

Alush Kryeziu, për veprimtarinë e tij atdhetare, u kishte rënë në sy të spiunëve dhe, në mesnatën e datës 19 prill 1992, në lagjen “Ortakoll”, atij i vihet prita, ku qëllohet pas shpine me plumba nga policë serbosllavë. Duke mos i mbijetuar plagëve vdekjeprurëse, ai dha jetën për liri, pasi kishte qëndruar gjatë i plagosur dhe pa ndihmë. Kumti pikëllues për vrasjen pas shpine të Alushit e mbuloi tërë Prizrenin, rrethinën dhe mbarë popullin shqiptar të Kosovës./tv prizreni

Më Shumë

Dyshohet për vetëvrasje në qendër të Prizrenit

Dyshohet se një vetëvrasje ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Prizrenit. Policia  ka dalë në vendngjarje. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryeprokurorët e Prizrenit dhe Gjakovës zhvillojnë takim të përbashkët me ekspertët e Britanisë së Madhe

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, kanë zhvilluar sot një takim pune të...

Lajmet e Fundit