8.4 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Spitali i Prizrenit planifikon zgjerimin e shërbimeve të kardiologjisë invazive

Në kuadër të projektit KSV/017, të zbatuar nga LuxDev, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren është mbajtur një punëtori për vlerësim dhe planifikim të zhvillimit të kardiologjisë invazive.

Punëtoria u organizua të mërkurën, me pjesëmarrjen e menaxhmentit të spitalit, kardiologëve nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit dhe QKUK, ekipit të repartit të kirurgjisë, si dhe ekipit të projektit KSV/017, i udhëhequ nga Dr. Afërdita Osmani Ademi, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të spitalit, “gjatë punëtorisë është prezantuar puna dhe progresi në laboratorin e kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit që nga hapja e tij. Po ashtu, është theksuar rëndësia e grumbullimit dhe analizimit të të dhënave si parakusht për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve.”

Diskutimet janë fokusuar edhe në të ardhmen e kardiologjisë invazive në këtë institucion.

“U trajtua gjithashtu identifikimi i nevojave për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve të Kardiologjisë invazive (CathLab) në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Në Prizren ujërat shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”|Video

Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen "Dardania". Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën...

Lajmet e Fundit