Arrestohet një i dyshuar për fajde, sekuestrohet drogë dhe armë në Suharekë

Sektorin Rajonal i Hetimeve/Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekipe nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik, Sektori në Prizren, me datë 16.04.2025 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e një personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajde”, i njëjti ishte i i dyshua edhe për tregti me substanca të ndaluara narkotike.

Bazuar në dyshimet e bazuara policia ka bastisur banesën e të dyshuarit V M. , mashkull, 27 vjeçar në Suharekë.

“Në këtë rast gjatë bastisjes janë gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: Një (1) pistoletë e modelit P22 Walther, 9 mm P.A.K., me një karikator të zbrazur, Një (1) pistoletë ROHM RG96, kalibër 9 mm, , një karikator me 9 fishekë, Një (1) armë automatike e llojit të panjohur dhe fishekë të kalibrit të panjohur, Rreth 1 kg substancave narkotike dyshohet e llojit marihuanë si dhe një automjet Opel Astra”, thuhet në njoftim të PK-së.

Sipas policisë, në lidhje me sasinë e substancës narkotike rasti do të hetohet rast i veçantë nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik, Sektori ne Prizren

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit