3.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Banorët e lagjeve “Bylbyldere” dhe “Ralin” në Prizren zgjedhin projektet për buxhetin e vitit 2026

Banorët e lagjeve “Bylbyldere” dhe “Ralin” në Prizren me votën e tyre kanë përzgjedhur projektin më prioritar për financim nga buxheti komunal i vitit 2026.

Votimi për projektin më të preferuar të komunitetit është realizuar në kuadër të nismës “Buxhetimi me pjesëmarrje”.

Në lagjen “Bylbyldere” banorët një javë më parë patën propozuar dy projekte: ndërtimin e një qendre rekreative sportive ose rinovimin e shkollës “Mustafa Bakiu”.

“Në ciklin e takimeve për “Buxhetim me Pjesëmarrje”, banorët e lagjes “Bylbyldere” votuan për projektin “Ndërtimi i qendrës rekreative sportive””, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkaq në lagjen “Ralin” banorët javën e shkuar patën propozuar disa projekte: rinovimin e parkut te Marashi; vendosjen e pusetave në rrugët në Kurillë, vendosjen e sinjalistikës rrugore tek trekëndëshi, ose krijimin e kabinetit kibernetik në shkollë.

“Në lagjen “Ralin” u votua projekti “Vendosja e pusetave në rrugën “Kurilla””, thuhet në njoftimin e Komunës.

 

Këto projekte, që janë propozuar dhe votuar nga vet qytetarët, sipas njoftimit të Komunës do të financohen nga buxheti komunal. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Smajl Latifi betohet për mandatin e katër radhazi

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ku kryetari i komunës, Smajl Latifi, dhe 27 asamblistë kanë dhënë betimin e tyre. Me...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit