22.2 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Aktakuzë kundër zyrtares së lartë për planifikim të Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Sh.O.K., për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura Sh.O.K., si person zyrtar – Zyrtare e Lartë për Planifikim pranë Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër – të dëmtuarit, E.S., në atë mënyrë që investuesit M.B-B. SH.P.K, me pronar, M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin është dhënë leja ndërtimore, “Banim Kolektiv, Afarizëm dhe Administratë me Etazhitet 2B+P+5+PH’’, në Prizren, ku në bazë të Super Ekspertizës së punuar nga U.P. “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Arkitekturës, është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me Lejen Ndërtimore, Kushtet Ndërtimore dhe normativën ligjore. Ashtu që, sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga siperfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total.

Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Gjithashtu, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës, që të pandehurës së bashku me dënimin kryesor t’i shqiptoj dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

 

Më Shumë

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në Dragash pas sanimit të defektit në gypin kryesor

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren njofton se, pas një angazhimi maksimal nga ekipi i mirëmbajtjes së Njësisë Operative në Dragash, është...

Kur filloi varrosja e të vdekurve?

Bashkë me peshkimin, format primitive të artit dhe përdorimin e majave të mprehta si mjete pune, varrosja e të vdekurve konsiderohej dikur si një...

Lajmet e Fundit