17.8 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave.

B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn për vepren “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas dosjes së organit të akuzës, gjatë periudhës kohore prej 12.10.2018 e deri në dhjetor të vitit 2019, në Suharekë, të akuzuarit e lartpërmendur, si zyrtarë për kontrollimin e punëve ndërtimore, për ndërtimin e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje, në vlerë prej 294.154,79 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre me qëllim mundësojnë përfitimit të dobisë për tjetrin, Operatorin Ekonomik NPN ,,I.” NPN ,,E.”, në atë mënyrë që i akuzuari i parë B.K., në cilësinë e menaxherit të projektit, ka ndryshuar projektin e ndërtimit të shkollës së lartpërmendur pa përfillur kompaninë projektuese duke pranuar punët në kundërshtim me kontratën e nënshkruar, me rregullat dhe udhëzuesin operativ për prokurim publik.

“Ndërsa, të akuzuarit A.R., dhe V.K., në cilësinë e mbikëqyrësve të brendshëm komunal dhe Z.T., në cilësinë e mbikëqyrësit të jashtëm të kontraktuar, gjatë mbikëqyrjes nuk kanë vepruar sipas kushteve të kontratës dhe përgjegjësive që i takojnë, si dhe të akuzuarit A.E., H.B., dhe A.T., anëtarë të komisionit për kontrollimin e punëve në projektin e lartpërmendur, kanë dështuar të bëjnë verifikimin e sasisë, cilësisë, llojin dhe vlerën financiare të pranuar dhe të dokumentuar, dhe kanë pranuar të bëhen pagesa për pozicione të pakryera, përfshirë mungesën e zbritjes së pozicioneve të podrumit me sipërfaqe prej 175 m², i cili nuk është realizuar sipas projektit, dhe është zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi. Në këtë rast, është lidhur kontratë për punë shtesë me të njëjtin operator ekonomik në vlerë prej 29,202.60 euro, duke shkaktuar kështu dëm financiar për buxhetin e Komunës së Suharekës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1874 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1874 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Suhareka rikthehet te fitorja, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët

Suhareka ka shënuar fitore në elitën e futbollit kosovar, duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Rexhep...

Lajmet e Fundit