5.4 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Kryetari i AAK-së në Prizren e vlerëson si gabim të rëndë koalicionin me Nismën, kërkon falje nga përkrahësit

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren ka vlerësuar se lidhja e koalicionit parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate ka qenë gabim i rëndë. Për këtë arsye ka kërkuar falje nga votuesit dhe përkrahësit e AAK-së.

“Gabimi më i rëndë i kësaj periudhe ishte lidhja e një koalicioni të panatyrshëm me të majtët e Nismës Socialdemokrate. Ky bashkëpunim ishte një devijim nga vlerat dhe identiteti ynë politik – dhe për këtë përgjegjësinë e marrim ne, kryesia dhe kryetari së bashku”, është shprehur Krasniqi.

Sipas tij, Aleanca është një forcë politike e qendrës së djathtë, e ndërtuar mbi parime të qarta, mbi traditë kombëtare, përgjegjësi dhe integritet dhe se largimi nga këto vlera është një shkelje ndaj besimit të votuesve e përkrahësve të AAK-së.

 

Në të njëjtën kohë ka shprehur qëndrimin se Aleanca do të vazhdojë të forcohet si një zë i fuqishëm dhe i besueshëm i djathtës shqiptare.

“E ardhmja jonë është në qëndrueshmëri, jo në pazare”, ka përfunduar Krasniqi.

Në zgjedhjet e këtij viti për Kuvendin e Kosovës, koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët ka marrë 66 256 vota ose 7,06%. Nga tetë deputetët e zgjedhur të këtij koalicioni 5 janë nga AAK-ja dhe 3 nga Nisma Socialdemokrate. Sinjalet e kësaj të fundit se mund të përfshihet në koalicion me LVV-në ka ndikuar në ftohjen e raporteve me AAK-në. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjyqtarja Kadire Rexha nis detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit