2.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

EC Ma Ndryshe kërkon shkarkimin apo dorëheqjen e drejtorit komunal në Prizren me aktakuzë për keqpërdorim detyre

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” përmes një reagimit të enjten ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që të respektojë zotimin se askush me aktakuzë nuk do të jetë pjesë e qeverisë komunale.

Për këtë arsye është kërkuar shkarkimi ose dorëheqja e drejtorit komunal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“EC Ma Ndryshe duke marrë parasysh nevojën për funksionimin e institucioneve publike me integritet dhe qeverisjen e tyre me etikë, kërkon shkarkimin e menjëhershëm apo dorëheqjen e drejtorit komunal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në reagim.

Kjo organizatë joqeveritare ka sjellë në kujtesë premtimet elektorale të dhëna nga Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe subjekti i tij politik se “askush me aktakuzë nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeverisës”.

“Prandaj tani, çdo qëndrim ndryshe përbën shkelje të drejtpërdrejtë të besimit qytetar, dëmton transparencën institucionale dhe e bën të pakuptimtë luftën ndaj korrupsionit në nivel lokal. Për këtë arsye, EC kërkon që Kryetari i Komunës të veprojë në përputhje me zotimet publike dhe të shkarkojë zyrtarin në fjalë, duke treguar se etika dhe integriteti janë vlera që zbatohen në praktikë, jo vetëm në fushatë; dhe në këtë mënyrë të mundësohet që proceset pranë organeve të drejtësisë të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe transparente, pa ndikime politike apo institucionale”, thuhet në reagim.

Aktakuzë ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, dyshohet se mashtruan në një tender
Prizreni, sipas EC-it, meriton një administratë komunale që është shembull i përgjegjësisë, që në përputhje me deklaratën në Planin e integritetit, zbaton në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse standarde, parime dhe objektiva për parandalimin e korrupsionit dhe sjelljeve tjera të paligjshme dhe joprofesionale.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe D.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Një ditë më parë, dega e LDK-së në Prizren ka vlerësuar si të papranueshme heshtjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj pas aktakuzës ndaj disa zyrtarëve komunalë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Madje ky subjekt politik ka theksuar se “heshtja e kryetarit Totaj është bashkëfajësi”.

Më Shumë

Takim për thellimin e bashkëpunimit mes Postës së Kosovës dhe Spitalit të Prizrenit

Menaxheri i Posta e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Liri Ramadani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Spitali i Përgjithshëm "Prim....

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Lajmet e Fundit