10.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Prizren: Policia konfiskon 11 patentë shoferë për shkelje në trafik

Njësia Rajonale për Trafik Rrugor në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë në komunikacion, ku si rezultat janë konfiskuar gjithsej 11 patentë shoferë për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, masat janë marrë pas vëzhgimeve dhe dokumentimit të shkeljeve të rënda të ligjit në disa lokacione:

Tri patentë shoferë janë konfiskuar në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë, pasi shoferët kishin tejkaluar në vijë të plotë. Shkeljet janë regjistruar përmes kamerës së veturës me radar mobill.

Shtatë patentë shoferë janë konfiskuar për mosrespektim të semaforit, gjatë një operacioni të zhvilluar në rrugën “Wesli Klark” në Prizren, në orarin 08:20 – 09:00.

Një patentë shofer është konfiskuar për transport të pasigurt të një fëmije, i cili ishte ulur në ulësen e përparme, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tij.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar se qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e jetës dhe sigurisë publike.

 

 

Më Shumë

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Prizreni gati për Turneun Memorial të Boksit ‘Komandant Drini’

Në nderim të heroizmit të Komandant Drinit – Ekrem Rexhës, qyteti i Prizrenit do të presë nesër (8 nëntor 2025) Turneun Memorial të Boksit...

Lajmet e Fundit