20.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Spektakël në ujërat e Lumbardhit: Bunarfest 2025 mbledh qindra sportistë e vizitorë në Prizren

Në qytetin e Prizrenit u mbajt edicioni i 21-të i festivalit tashmë tradicional “Bunarfest”, një ngjarje unike që bashkon sportin, argëtimin dhe përkushtimin ndaj natyrës. Këtë vit, rreth 100 sportistë morën pjesë në garën emocionuese të raftingut me goma traktori dhe kamioni, duke sfiduar rrjedhën e ujërave të ftohta të lumit Lumbardh.

Lumi, i cili buron nga majat e thepisura të Sharrit dhe ndan qytetin historik të Prizrenit në dy pjesë, shndërrohet për një ditë në pistë të aventurës dhe adrenalinës. Gara nisi nga zona Sentral dhe përfundoi në urën ikonike të gurit në qendrën e Shatërvanit, duke sjellë emocione të forta për garuesit dhe spektatorët.

Përveç sportistëve nga Kosova, festivali tërhoqi edhe vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Ballkanit, të cilët shijuan një përvojë të rrallë në zemër të qytetit.

Pjesë e programit ishin edhe aktivitetet muzikore dhe pastrimi i brigjeve të lumit, duke përforcuar mesazhin për një bashkëjetesë të qëndrueshme me natyrën.

Fituesit e edicionit XXI në Bunarfest

1. Lee Sailor
2. Bashkimi Jr. Team
3. Renata & Hana

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Lajmet e Fundit