Punëtori pëson lëndime në fshatin Lubizhdë të Hasit

Një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës në fshatin Lubizhdë tw Hasit.

I lënduari  është nën trajtim intensiv në QKUK.

“Rreth orës 13:00 të datës 20 qershor 2025, policia është njoftuar për një të lënduar rëndë gjatë punimeve ndërtimore. Z.K., rreth 46-vjeçar ka marrë goditje në kokë nga një shtyllë druri rreth 6 metra e gjatë, e cila ka rënë nga tavani i një objekti ndërtimor”, shkruan Sinjali.

Fillimisht ai është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK-Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, konfirmojnë burimet mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Sektori i Hetimeve Rajonale të Prizrenit, njësia e krimteknikës, si dhe inspektorët e punës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të incidentit.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët për të përcaktuar rrjedhën e mëtejme të veprimeve ligjore.

Marketing

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit