10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Vedat Muriqi bëhet “tradhtar”? Sulmuesi drejt rikthimit në Superligën turke, por këtë herë jo më te Fenerbahce

Vedat Muriqi duket se e ka mbyllur aventurën e tij në La Liga dhe është shumë pranë një rikthimi në Superligën turke — kampionatin ku më parë ka shkëlqyer me fanellat e Rizesporit dhe Fenerbahçes, para se të transferohej në Serie A, te Lazio, për 21 milionë euro.

Sipas mediumit të njohur turk Aksam.com.tr, sulmuesi shqiptar është në radarët e klubit të madh turk, Besiktas. Klubi nga Stambolli pritet të ndjekë rrugë të ndara me dy sulmuesit e tij aktualë, Semih Kilicsoy dhe Ciro Immobile, dhe Muriqi shihet si profili ideal për ta përforcuar repartin ofensiv.

Nëse transferimi realizohet, Muriqi do të ribashkohet me dy bashkëkombas në skuadër: Milot Rashicën dhe Ernest Muçin. Marrëveshja mes Besiktasit dhe Mallorcës pritet të mbyllet për një shumë rreth 5 milionë euro — vlera aktuale e kartonit të sulmuesit prizrenas.

Ndërkohë, lajmi për transferimin e mundshëm ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Tifozët e Fenerbahçes kanë komentuar në postimet e Aksam.com.tr, ku disa prej tyre e kanë “etiketuar” Muriqin si “tradhtar”, për shkak të kalimit të mundshëm te rivali historik.

Kujtojmë se Muriqi kishte një sezon të suksesshëm me Fenerbahçen në vitin 2019–2020, duke shënuar 17 gola në 36 ndeshje dhe duke fituar shpejt zemrat e tifozëve.

Marketing

Më Shumë

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për aksidentin në Rahovec ku vdiq një motoçiklist

Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej...

Lajmet e Fundit