13.5 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Detaje nga aksioni në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, përfundon në polici

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar kontrolle në lokale dhe automjete në Prizren në kuadër të Planit Operativ “Sezoni Veror 2025”. Një person u shoqërua në polici pasi iu gjet thikë brezi.

“Mbrëmë, më datë 21.06.2025, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Prizren, në bashkëpunim me Njësitin Kundër Trafikimit me Narkotikë dhe me përkrahjen e Njësive të Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Prishtina, Gjakova dhe dhe Ferizaji, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të planifikuar me kontrolle të befasishme në disa lokale dhe automjete në lagje të ndryshme të qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ky operacion ka për qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme e dukurive negative gjatë sezonës verore.

Gjatë këtij operacioni, Policia njofton se tek një person është gjetur një thikë brezi.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

Marketing

Më Shumë

Latifi mbledh drejtorët, diskuton ecurinë e punëve dhe prioritetet komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Sipas njoftimit, në takim u diskutua për ecurinë...

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Lajmet e Fundit