8 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Laboratorë të rinj në tri shkolla të Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka bërë të ditur sot se në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), janë përuruar laboratorë super modernë të shkencave në tri shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në komunë.

Laboratorët e rinj janë vendosur në shkollat: “Nazim Kokollari”, “Haziz Tola” në Prizren, si dhe “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Këto hapësira të reja janë ndërtuar sipas standardeve më të avancuara dhe do të shërbejnë për zhvillimin e orëve të biologjisë, fizikës dhe kimisë në mënyrë inovative dhe praktike.

“Tanimë nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë në laboratorë modernë, që u krijojnë kushte për një proces mësimor më cilësor dhe bashkëkohor”,u shpreh znj. Veselaj- Gutaj.

Sipas saj,  ky projekt është pjesë e një plani më të gjerë të investimeve në laboratorët shkencorë nëpër shkollat e komunës, me synim rritjen e cilësisë së arsimit dhe unifikimin e bazës didaktike në të gjitha institucionet arsimore.

Ky hap shihet si një investim i rëndësishëm për të përgatitur më mirë gjeneratat e reja në fushat e shkencës dhe teknologjisë, duke ndërtuar ura ndërmjet teorisë dhe praktikës në mësimdhënie.

Marketing

Më Shumë

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar...

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 eurosh për personat shoqërues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se bashkëpagesa prej 3 euro për 24 orë qëndrimi të personave shoqërues mbi 15 vjeç...

Lajmet e Fundit