13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Ekspertë nga Turqia trajnojnë stafin e Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren

Prej 22 qershorit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren po qëndron një ekip i ekspertëve të kardiologjisë nga Universiteti “Izmir Bak?rçay””, Fakulteti i Mjekësisë – Departamenti i Kardiologjisë. Ata janë duke mbajtur trajnim intensiv për stafin e repartit të Kardiologjisë Invazive dhe Laboratorit të Kateterizimit.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Ekipi nga Turqia, i udhëhequr nga Prof. Dr. ?lker Gül dhe Doc. Dr. Oktay ?enöz, u prit sot nga përfaqësues të institucioneve turke në Kosovë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, në një takim të organizuar nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren.

“Ky bashkëpunim është shumë domethënës për ne. Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e stafit të këtij spitali dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kardiologjisë”, tha z. Celal Do?an, përfaqësues i Konsullatës së Turqisë në Prizren.

Në vizitë morën pjesë edhe znj. Fulya Öztürk, koordinatore e TIKA-s në Kosovë, si dhe deputetët Fitim Damka dhe Enis Kervan.

Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, falënderoi përzemërsisht miqtë nga Turqia për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e pakursyer në ngritjen profesionale të stafit.

“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Ky trajnim është një mundësi e artë për stafin tonë që të përfitojë përvojë direkte nga ekspertë ndërkombëtarë dhe të ofrojmë shërbime më cilësore për qytetarët tanë”, u shpreh ajo.

Nga ana e saj, znj. Fulya Öztürk theksoi se TIKA është e përkushtuar të mbështesë zhvillimin e sektorit shëndetësor në Kosovë përmes projekteve konkrete.

“Ne e ndjejmë Kosovën si vend mik dhe jemi të përkushtuar të investojmë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, tha ajo.

Dr. Fazli Berisha, shef i repartit të Kardiologjisë, informoi se gjatë dy ditëve të para të këtij bashkëpunimi janë realizuar 13 raste të koronarografisë, ndërsa në 6 prej tyre është kryer edhe vendosja e stentit.

“Një ndërhyrje urgjente u bë vetëm 15 minuta pas pranimit të një pacienti 40-vjeçar me infarkt akut. Ndërhyrja përfundoi me sukses dhe pacienti është në gjendje stabile”, tha ai.

Pjesë e pritjes ishin edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Spitalit: Dr. Hasan Arzoallxhiu (Drejtor Mjekësor), Rrahim Selmani (Drejtor i Infermierisë) dhe Sami Ahmetaj (Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta).

Ky bashkëpunim me Universitetin “Izmir Bak?rçay” dhe mbështetja e institucioneve turke konsiderohen një hap i rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve mjekësore dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Prizrenit dhe më gjerë.

Më Shumë

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën...

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Lajmet e Fundit