Tarashaj tha se për turizmin e Prizrenit është bërë promovimi turistik në panairet ndërkombëtare.

“Promovimin e turizmit e kemi bërë në panairet ndërkombëtare, si në Berlin, në Stamboll, etj. Tani Prizreni vizitohet shumë nga Shqipëria, Turqia, nga Spanja, shtete arabe, si dhe shumë vende të tjera të Evropës”, tha Tarashaj në “InfoPlus”, RTK.

Ai shtoi se pjesëmarrja nëpër panaire ndërkombëtare është pak sfiduese, por jep mundësi për të bërë promovime të suksesshme për turizmin e Prizrenit.

Tarashaj tha se panairet kanë edhe karakter informues.

“Panairet shërbejnë për të informuar në shumë aspekte, jo vetëm vendndodhjen e qytetit apo shtetit”, tha ai.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!