10.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe ar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 më 27 qershor, në momentin kur familja nuk ndodhej në banesë.

Hajnat dyshohet se kanë shfrytëzuar mungesën e tyre për të hyrë me forcë në shtëpinë e shtetasit H.V., duke thyer një dritare në katin përdhes dhe më pas duke kaluar në katin e dytë, ku kanë arritur të marrin rreth 25 mijë euro para të gatshme, si dhe një sasi të konsiderueshme ari, vlera e të cilit ende nuk është përcaktuar.

Sipas burimeve nga terreni, familjarët e H.V. ishin duke qëndruar tek vëllai i tij në momentin e ngjarjes, çka besohet se ka lehtësuar lëvizjen e grabitësve brenda objektit.

Menjëherë pas denoncimit të rastit, Policia e Kosovës dhe njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktualisht, nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar apo të dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë./Sinjali

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë...

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit