Sipas njoftimit, kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, ka ndjekur nga afër këtë proces duke vizituar fermerë dhe kombajnerë në terren.

Gjatë takimeve, ai i ka uruar për punën dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë me kultivimin e grurit, duke theksuar rëndësinë e këtij produkti për sigurimin e bukës së përditshme.

“Gruri është produkti më i begatë që jep toka jonë, dhe këtë e dëshmojnë edhe rendimentet e këtij viti, që po arrijnë mbi 4,000 kilogramë për hektar. I inkurajoj të gjithë bujqit që të mbjellin grurë, pasi përmes tij sigurojmë edhe bukën tonë të përditshme”, tha kryetari Kastrati gjatë vizitës në fshatin Banjë, tek fermeri Beqir Elshani.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, gjithashtu konfirmoi se rezultatet e para janë premtuese, me rendimente që variojnë rreth 4,000 kilogramë për hektar, në varësi të kushteve të terrenit. Ai bëri të ditur se në territorin e Komunës së Malishevës janë mbjellë mbi 4,000 hektarë me grurë, sipas të dhënave nga aplikimet për subvencione.

Për të siguruar mbikëqyrjen e fushatës së korrjes së grurit, është formuar Komisioni Komunal për përcjelljen e këtij procesi, i cili do të jetë aktiv gjatë gjithë kohës deri në përfundimin e fushatës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren