36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Abuzim me rrjetin e ujësjellësit në Tusus të Prizrenit: Inspektorati zbulon lidhje ilegale, paralajmërohet ndëshkim

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kanë ndërmarrë gjatë ditës së djeshme aksione të rregullta kontrolli në disa zona të qytetit, ku janë zbuluar disa raste të lidhjeve ilegale në lagjen Tusus.

“Sot (dje) kanë identifikuar lidhje ilegale edhe në lokacionin Lagja Tusus, ku për fat të keq janë hasur edhe shumë keqpërdorues”, thuhet në komunikatën zyrtare të kompanisë, raporton PrizrenPress.

Ky veprim konsiderohet shkelje serioze ligjore dhe dëmton furnizimin e qëndrueshëm me ujë për qytetarët e ndershëm. Nga “Hidroregjioni Jugor” theksohet se veprime të tilla nuk do të tolerohen dhe ndaj keqpërdoruesve do të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjin.

“U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht, të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe të shmangin çdo veprim të jashtëligjshëm që ndikon negativisht në shërbimet publike”, thekson njoftimi.

Kompania rikujton qytetarët se aplikon zero tolerancë ndaj keqpërdorimeve, ndërsa inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të siguruar barazi në shërbim dhe mbrojtje të burimeve ujore./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Eleni Foureira në skenë: Unë i bëj të gjitha sepse jam shqiptare

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira, nuk e fsheh më origjinën e saj. Ndonëse në fillimet e karrierës në Greqi Entela Fureraj (siç...

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

Lajmet e Fundit