Me shtimin e rasteve të paraqitjes së gjarpërinjve në zonat periferike dhe rurale të Prizrenit, Kujdesi Parësor Shëndetësor konfirmon se është i pajisur me serum kundër kafshimeve.
Stina e verës ka sjellë një rritje të pranishmërisë së gjarpërinjve në mjedise natyrore dhe zona të hapura në rajonin e Prizrenit. Si pasojë, është shtuar rreziku për kafshime, veçanërisht në pjesët rurale dhe malore të komunës. Por, qytetarët që përballen me raste të tilla mund të jenë të qetë: institucionet shëndetësore janë të pajisura me serum kundër helmit të gjarprit dhe ofrojnë trajtim të menjëhershëm në raste urgjente.
Burim Sallauka, shef i barnatores qendrore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nexhip Berisha” në Prizren, ka bërë të ditur se kapacitetet janë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.
“Në barnatoren qendrore aktualisht kemi rreth 80 përqind të barnave esenciale, përfshirë edhe serumet antidhelm. Çdo muaj u shërbejmë afërsisht 2 mijë pacientëve përmes këtij furnizimi”, tha Sallauka.
Qytetarët që përjetojnë raste të kafshimeve nga gjarpërinjtë mund të drejtohen në repartin e vaksinimit në kuadër të QKMF-së, ku do të marrin trajtimin përkatës në kohë.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në natyrë, sidomos në zona me bar të lartë, gurë apo terrene të pasigurta, ku mund të fshihen gjarpërinjtë. Po ashtu, rekomandohet përdorimi i veshjeve mbrojtëse dhe shmangia e lëvizjeve në zona të panjohura gjatë orëve të nxehta të ditës.
“Ndërhyrja e menjëhershme pas kafshimit është thelbësore për të parandaluar komplikimet shëndetësore. Qytetarët nuk duhet të hezitojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore sapo të ndodhë incidenti”.
Përkundër furnizimit aktual, autoritetet shëndetësore theksojnë se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërmarrin masa shtesë në rast se kërkesa për serum rritet gjatë muajve të verës. Deri atëherë, qytetarëve u bëhet thirrje për vigjilencë dhe kujdes gjatë lëvizjes në natyrë./TV Prizreni/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren