38.7 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Ballkani përforcohet me Diar Vokrrin dhe Adnan Golubovic në prag të sfidave evropiane

FC Ballkani ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në prag të ndeshjeve të sezonit të ri dhe sfidave në arenën ndërkombëtare. Futbollisti i ri Diar Vokrri dhe portieri me përvojë Adnan Golubovic janë dy emrat që i janë bashkuar ekipit nga Suhareka gjatë 24 orëve të fundit.

Përmes një njoftimi, Ballkani ka bërë të ditur se Diar Vokrri, të cilin e cilëson si “një emër me potencial të madh”, do të jetë pjesë e skuadrës që synon suksese në Kosovë dhe Evropë.

“FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Diar Vokrri, i cili nga sot zyrtarisht i bashkohet klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Tutje, Ballkani thekson se ky është një hap tjetër drejt ndërtimit të një ekipi konkurrues.

“Një emër me potencial të madh që vjen për të forcuar edhe më shumë skuadrën tonë në rrugëtimin evropian dhe garat vendore. Me këtë përforcim, vazhdojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese për sfidat që na presin në kampionat dhe arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, FC Ballkani ka njoftuar për afrimin e portierit boshnjak Adnan Golubovic, i cili i bashkohet skuadrës nga Dinamo Bukureshti. Golubovic konsiderohet si një përforcim me peshë për repartin mbrojtës, me klubin që evidenton eksperiencën e tij ndërkombëtare.

“Me një karrierë të ndërtuar në disa kampionate evropiane dhe paraqitje të sigurta mes shtyllave, Golubovic vjen për të forcuar edhe më shumë repartin tonë mbrojtës, duke sjellë siguri, përkushtim dhe profesionalizëm”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria e nis sezonin si mysafire ndaj Rilindjes – në kërkim të rikthimit në elitë

Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur shortin zyrtar për sezonin 2025/26 të Raiffeisen Ligës së Parë, ku Liria e Prizrenit do të synojë...

Samuel Opeh, përforcimi i ri i Malishevës

Klubi i Futbollit Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin...

Lajmet e Fundit