25.2 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Shtyhet filmi për Michael Jacksonin, arsyeja mbetet mister

Filmi biografik i shumëpritur i Michael Jacksonit, “Michael”, do të zhvendoset për një shfaqje botërore më 24 prill, si në kinematë e rregullta ashtu edhe në Imax, duke hequr dorë nga data e mëparshme e tetorit.

Lionsgate ka marrë përsipër shpërndarjen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Universal do të shpërndajë në të gjithë botën – me përjashtim të Japonisë. Kino Films është përgjegjëse në Japoni. Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua, ndërsa skenari është nga John Logan. Roli i Jackson luhet nga Jafar Jackson, nipi i Mbretit të Popit. Graham King, i cili fitoi një Oscar për The Departed, është producent.

Sipas sinopsisit zyrtar të filmit: “Michael” kronikon udhëtimin e superyllit global për t’u bërë i njohur në botë si Mbreti i Popit, duke ofruar një vështrim intim në jetën dhe trashëgiminë e qëndrueshme të njërit prej artistëve më me ndikim dhe më të shquar që njerëzimi ka njohur ndonjëherë.”

Në maj, CEO i Lionsgate, John Feltheimer, kishte deklaruar se filmi “ka të ngjarë” të zhvendosej në vitin 2026. Edhe pse xhirimet përfunduan në maj 2024, projekti kaloi nëpër rixhirime dhe montazhi fillestar ishte i gjatë. Madje kishte mendime për ta ndarë atë në dy pjesë. Informacionet e fundit sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, buxheti i prodhimit është 155 milionë dollarë. Filmi do të publikohet nga FX në Ditën e Shën Valentinit 2026.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

QMF-ja në Zhur pajiset me autoambulancë – ndihmë më e shpejtë dhe efikase për banorët e zonës

Qendra e Mjekësisë Familjare në Zhur është pajisur sot me një autoambulancë të re, e cila do t’i shërbejë banorëve të kësaj zone dhe...

Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskuteshëm i peshave të rënda

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Lajmet e Fundit