Tifozët besojnë se Oleksandr Usyk duhet të përballet me të vetmin boksier të peshave të rënda që mund t’i shkaktojë vërtet telashe.
Boksieri ukrainas e përforcoi më tej emrin e tij në historinë e boksit me fitoren e dytë radhazi me nokaut ndaj Daniel Dubois gjatë fundjavës.
Usyk, 38 vjeç, e rrëzoi britanikun në raundin e pestë, duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i botës për herë të tretë.
Pas dominimit të tij ndaj Anthony Joshua, Tyson Fury dhe së fundmi ndaj Dubois, tifozët janë të bindur se Usyk ka nevojë për një sfidë të re – dhe sipas tyre, emri i duhur është Joseph Parker.
“Joseph Parker është i vetmi boksier i peshave të rënda, përveç Furyt, që mund t’i shkaktojë disa probleme Usykut”.
“Megjithatë, Usyk përsëri do të fitonte, ndoshta me ndalesë”, shkroi një tifoz.
Një tjetër u përgjigj: “Usyk nuk do ta fitojë me ndalesë. Ai do të fitojë me pikë. Parker nuk do të dorëzohet kurrë”.
Komentet e tjera e mbështesin idenë: “Kjo do të ishte një ndeshje shumë e mirë”, dhe “Parker e ka merituar shansin e tij. Sinqerisht besoj se është personi më i mirë për t’i ofruar Usykut një përballje të vështirë”.
Një tjetër shtoi: “Parker mund të jetë thjesht ‘fantazma’ e Usykut. Ai e ka atë ‘diçka’ brenda vetes”.
Për momentin, mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës i kampionit ukrainas, por dëshira e publikut për një përballje Usyk–Parker po rritet dita-ditës. /Telegrafi/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren