20.7 C
Prizren
E hënë, 18 Gusht, 2025

‘Ditët e Struzhës’ mbledhin bashkatdhetarët nga e gjithë diaspora

Struzha, e braktisur në më shumë se dy dekada, gumëzhinë në verë, nga banorët, të cilët punojnë e jetojnë larg saj për 11 muaj. Muzeu etnologjik i fshatit, fillimi i ndërtimit dhe restaurimit të shtëpive, zgjon shpresën për një rikthim të nostalgjikëve në këtë fshat, i cili ka tashmë epitetin fshat turistik.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Të gjitha etapat e një fshati karakteristik malor janë grumbulluar në një muze etnologjik në qendër të Struzhës, një lokacion tradicionalisht shqiptar që pësoi ndryshime, sidomos pas luftës së fundviteve 90-ta.

Mbijetesa e banorëve në shumë kohë më parë, varej nga bujqësia.

“Struzha, si vend malor kryesisht ka mbijetuar nga bujqësia, konkretisht nga blegtoria, dhe ka bërë përpunime të ndryshme për nevoja të veta, sidomos përpunimin e leshit, përpunimin e veshjeve të ndryshme që kanë patur nevojë”, tha Maliq Pireci, aktivist i Struzhës.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Ahengjet familjare kishin karakteristika të veçanta në këtë fshat malor.

“Për momentin ne jemi në dhomën e nuses, në këtë dhomë janë të ekspozuara mënyrat se si janë përgatitë nuset kur janë martuar”, tha Maliq Pireci, aktivist i Struzhës.

Të gjitha eksponatet e ekspozuara në një shtëpi të vjetër të Strushëz, që ka shërbyer dikur si Shtëpi Kulture, u dhuruan nga banorët autokton lokalë, me qëllim që tradita e bukur struzhjane t’i mbijetojë kohës dhe t’i shërbejë turizmit.

“Ky si muze është karakteristik, është tepër karakteristik sepse është autokton, është i një zone të ngushtë, krejt këto qa pamë, janë krejt të marra brenda shtëpive të Struzhës në Struzhë dhe me dijen time nuk ka tjetër të ngjashëm”, tha Pireci.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Armend Belallari është kryetar i këshillit organizativ të “Ditëve të Struzhës” që tash e 10 vite janë tradicionale, ndërsa grumbullon të gjithë bashkatdhetarët që vijnë në verë dhe e popullojnë si dikur.

“Për ç’do vit e më shumë kemi pjesmarrje më masive prej bashkatdhetarëve tanë, sidomos të atyre që jetojnë në diasporë, gjithashtu edhe të atyre që jetojnë në Kosovë. Sa i përket aktiviteteve, jemi mundu që ç’do vit të bëjmë aktivitete të veçanta”, tha Belallari .

Sipas drejtorit të Turizmit, Ramadan Tarashaj, tashmë Struzha ka epitetin e fshatit turistik.

“Ne si drejtori po mendojmë që pak me specifike ta kemi Struzhën si fshat, sepse është një fshat i cili me të vërtetë krenohemi që e kemi si fshat turistik”, tha ai.

Ndonëse në ditët e zakonshme Struzha nuk ka banorë që zgjohen e flenë, këtu ka filluar restaurimi dhe rregullimi i shtëpive të dikurshme, duke dhënë shpresë se në një të ardhme ata do të kthehen./rtk/

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Travel Agency Halimaj HalimajReisen Reisen ?? ?? Shengjin ??? Halimaj Reisen SETR Halimaj HalimajReisen Reisen 04-57D-LA ETZ4 Çdo ditë udhëtime Durrës Golem Velipojë +383 49 304 318 Vera 2025 Bileta Biletakthyese kthyese 15€ Per person Shëngjin +383 44 304 318 +383 44 152 263?"?

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "Dispenser uji për ftohje dhe ngrohje BRUNG Economic Serie 1115B black 1115B white 1 Temperaturae ngrohjes 88°Cde 95 ?? r ttohjes 6°cden ??? 4Fugiangrohëse 550W ? Fuqia ? jPeshaneto/bruto Dimensionet BRUNU BOV BRUNG 11kg/12kg 28x29x92.5cm 2829x Kanaciteti depozites ngrohtë 5 gota 200ml Ujëtöftohtë .4L 17 gota 200ml 170€ 99.00€ € BRENTONI HUME epoH +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 DERI INE ?E 12 2 0%INTERES 0% NTI TERES"

Më Shumë

Gratë nga Prizreni po interesohen për kurse profesionale pa pagesë

Në Prizren kurset profesionale dita-ditës po preferohen shumë nga gratë. Një bashkëpunim ndërmjet komunës së Prizrenit dhe komunës së Konjas nga Turqia, ka bërë që...

Prizren/ Kërkohet paraburgim për të arrestuarin që u kap me drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit...

Lajmet e Fundit