18.9 C
Prizren
E hënë, 18 Gusht, 2025

LDK: Skandali me “Sarajin e Vjetër” zbulon qeverisjen klienteliste në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren ndaj drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe një zyrtareje tjetër të kësaj drejtorie, në lidhje me rrënimin e objektit të trashëgimisë kulturore “Saraji i Vjetër”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, dy zyrtarët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi dyshohet se kanë lejuar rrënimin e objektit të mbrojtur nga ligji dhe kanë lëshuar leje ndërtimore për ndërtimin e një kompleksi banesor në atë lokacion. Dëmi i shkaktuar ndaj trashëgimisë kulturore të qytetit vlerësohet në mbi 15 milionë euro.

LDK-ja në reagimin e saj thotë se përgjegjësia nuk ndalet vetëm tek zyrtarët e përfshirë në aktakuzë, por ngrihet në nivelin më të lartë të udhëheqjes komunale.

“Përgjegjësia për këtë skandal, sikurse edhe për skandalet tjera, nuk bie vetëm mbi zyrtarët ndaj të cilëve janë ngritur aktakuzat, por mbi tërë udhëheqjen komunale dhe para së gjithash mbi kryetarin Shaqir Totaj, i cili ka dështuar ta mbrojë trashëgiminë kulturore të qytetit dhe ka lejuar shkatërrimin e saj në shërbim të interesave private” thuhet në reagim.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

LDK-ja e quan këtë ngjarje një “goditje të rëndë” ndaj identitetit historik të qytetit dhe një dëshmi të mënyrës së “papërgjegjshme, klienteliste dhe të dëmshme” të qeverisjes së kryetarit të Komunws, Shaqir Totaj.

Partia opozitare kërkon nga organet e drejtësisë që të trajtojnë këtë rast me prioritet dhe transparencë, duke kërkuar që të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, “pavarësisht pozitës që mbajnë”./PP/

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "ABI ABIPLATINUM RESIDENCE Eksperiencë e nivelit larte WVS ?????? ?????? STORE STORE STORE CHENT MIEA STORE STORE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE STORE STORE www.abiplatinum.com platinun"

Më Shumë

Suhareka dhe GERMIN nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për angazhimin e diasporës

Komuna e Suharekës dhe organizata joqeveritare GERMIN kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për angazhimin e diasporës në...

Driton Selmanaj prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke...

Lajmet e Fundit