22.5 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Totaj mirëpriti aktoret ndërkombëtare të shfaqjes “Femicid” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot një grup aktorësh nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova, të cilët do të performojnë në shfaqjen teatrale “Femicid”, e cila trajton temën e dhunës ndaj grave dhe promovon ndërgjegjësimin shoqëror për këtë problematikë.

Shfaqja do të jepet më 23 gusht 2025, në Kejin e Sheshit “Shatërvan” në Prizren dhe organizohet nga SHKA “Sarski Behar”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "ABI ÇARSHIA deshiratnénjevsnal nj nje aNd deshirat ????? LIFE VIDA HAVAT LAVIE ? LEBEN LIV VITA LAMA JETE "Carshi n 22.08 E PREMTE, ORA 20:00 RAMADAN KRASNIQI BINI DANI D A MARGARETA DIEZ GJERAJ LIVE SHOW ?E ABI ÇARSHIA"

Totaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin e ekipit artistik dhe theksoi rëndësinë që ka arti në adresimin e çështjeve sociale.

“Iniciativa të tilla që promovojnë drejtësinë dhe barazinë gjinore do të kenë përherë mbështetjen e Komunës së Prizrenit. Arti mbetet një mjet i fuqishëm për të ndikuar në ndërgjegjen kolektive dhe për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri”, u shpreh Totaj.

Komuna e Prizrenit vazhdon të mbështesë projekte që trajtojnë çështje me rëndësi sociale përmes platformave kulturore dhe artistike, duke i dhënë hapësirë zërit të grave dhe fuqizimit të barazisë në çdo formë të shprehjes./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova kaluan sot në Shqipëri

Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të tjera fqinje. Numri...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 aksidente...

Lajmet e Fundit