7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Kurti për kompaninë ‘Fe Plast’ në Prizren: Shembull i biznesit që ndërton besim dhe zhvillim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje kompaninë ‘Fe Plast’ në Prizren, një ndërmarrje vendore që prej një dekade merret me prodhimin e roletave për dritare.

Vizita u zhvillua në shoqërinë e deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Artan Abrashi — kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit — dhe Arbër Rexhaj.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Fe Plast’ ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur të punësojë 110 punëtorë në dy ndërrime, me pagën minimale prej 650 euro. Kompania eksporton 80% të prodhimit në 24 shtete, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian, si dhe tregje të mëdha si Ukraina, Egjipti dhe Libia”, shkruan Kurti.

“Makineria e automatizuar e kompanisë është moderne dhe e prodhimit italian, duke e pozicionuar Fe Plast si një model të biznesit që punon, prodhon, eksporton dhe fiton”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për bizneset vendore, duke shtuar se “me Artan Abrashin në krye të komunës, përkrahjes qendrore do t’i bashkohet edhe kujdesi dhe mbështetja lokale”.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe punën e palodhur. Fe Plast është dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që ka ekonomia jonë kur përkrahet dhe zhvillohet me vizion”, u shpreh Kurti gjatë vizitës./PrizrenPress.com/

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve në Prizren, gjoba deri në 600 euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka...

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Lajmet e Fundit