20.2 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, premton rikthimin e shërbimeve të shuara stomatologjike në Prizren

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për rikthimin e shërbimeve stomatologjike që janë shuar gjatë katër viteve të fundit.

Në një deklaratë publike, Kabashi ka theksuar se Qendra e Shërbimeve Stomatologjike pranë QMF I, dikur model në nivel vendi, sot është pa kirurgji orale, pa endodonci dhe pa shërbime specialistike.

“Ky degradim mbaron me kaq,” ka thënë ai, duke paralajmëruar veprime konkrete për të rikthyer funksionalitetin e plotë të kësaj qendre.

Sipas Kabashit, keqqeverisja lokale ka sjellë jo vetëm mbylljen e shërbimeve, por edhe largimin e profesionistëve nga komisionet e konkurseve, mungesën e stafit dhe shpërfilljen e kujdesit preventiv në shumë lokalitete. Ai ka ngritur shqetësimin për numrin në rritje të fëmijëve nën moshën 12 vjeç me probleme serioze të shëndetit oral, si karies të shumëfishtë.

Kabashi premton:
• Rikthimin e të gjitha shërbimeve stomatologjike të shuara
• Zgjidhjen e statusit të qendrës në koordinim me institucionet qendrore
• Sigurimin e stafit profesional pa vonesa dhe pa presion
• Shtrirjen e shërbimeve preventive në çdo lagje dhe fshat të komunës

“Nuk do të lejojmë që qytetarët të mbesin pa kujdesin bazë. Rikthimi i shërbimeve nuk është luks — është domosdoshmëri,” ka deklaruar Kabashi.
Zgjedhjet mbahen më 12 Tetor 2025.

Dr. Fejzë Kabashi – Numri 20 për Kuvendin Komunal

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dy vetaksidente me dy të lënduar në Duhël të Suharekës

Dy vetaksidente kanë ndodhur në Duhël të Suharekës. Dy persona kanë mbetur të lënduar nga këto vetaksidente. Lajmin e ka konfirmuar Shaiqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë...

Alltan Gjinaj nga Hasi financoi shkollimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan

Historia e shqiptarëve është e mbushur me shembuj të njerëzve që, edhe pse larg atdheut, kanë dhënë kontribute të mëdha për vendet ku jetuan...

Lajmet e Fundit