Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin një bankomat të “NLB Bankës”.
Sipas informacioneve të para, të dyshuarit, të veshur me të zeza dhe me maska në kokë, kanë arritur deri te objekti ku ndodhej bankomati me një veturë Opel Insignia ngjyrë hiri, pa targa identifikuese. Në momentin që pronari i objektit, R.Th. rreth 50 vjeç, së bashku me O.M. rreth 42 vjeç, kanë mbërritur në vendngjarje me veturën e tyre Audi A5, janë përballur me tre të maskuarit.
Njëri prej sulmuesve ka goditur veturën me një çekan, duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa më pas të tre janë larguar me shpejtësi me Opel-in, duke e goditur sërish veturën e viktimave gjatë ikjes.
Sipas deklarimeve të dhëna nga viktimat, dy nga të dyshuarit dyshohet se kanë pasur armë të shkurta. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në këtë incident, por janë shkaktuar dëme materiale si në bankomat ashtu edhe në veturë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e forenzikës së Policisë së Rahovecit, të cilat kanë kryer ekzaminimet e para. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është hapur rasti për “Vjedhje të rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren