-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Policia e Kosovës organizon sesion sensibilizues me nënat për parandalimin e ekstremizmit në Prizren

Zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, kanë zhvilluar sesionin e pestë sensibilizues me temën: “Edukimi i nënave mbi shenjat e hershme të ekstremizmit dhe radikalizmit në familje”.

Takimet u mbajtën me gratë e fshatit Krajk dhe me anëtarët e Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Velezhë të Prizrenit, në hapësirat e ShFMU “Mid’hat Frashëri”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e ndërgjegjësimit të grave për identifikimin e shenjave të hershme të ekstremizmit, fuqizimi i rolit të tyre në mbrojtjen e sigurisë familjare dhe komunitare, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një ambient më të sigurt.

Gjatë sesionit u diskutuan praktikat më të mira për parandalimin e ndikimeve radikale dhe u theksua rëndësia e angazhimit të grave si faktor kyç në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe paqësore.

Policia e Kosovës falënderoi pjesëmarrëset dhe anëtarët e KLSP-së për bashkëpunimin, duke nënvizuar se roli i tyre është i pazëvendësueshëm në parandalimin e rreziqeve që cenojnë sigurinë publike.

https://prizrenpress.com/421746-2h/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në fshatin Muradem të Prizrenit për shkak të turbullirës

Fshati Muradem i Prizrenit është përballur me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, si pasojë e paraqitjes së turbullirës në rrjetin...

Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. "Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak...

Lajmet e Fundit