Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë, e mbajtur dje në Universitetin e Prishtinës, me vota unanime rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani u zgjodh kryesues i këtij forumi.
Ndërkohë, për pozitën e zv.kryesuesit, sipas rrotacionit, u zgjodh rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, Prof. Dr. Armand Krasniqi, raporton PrizrenPress.
Mbledhja, sipas njoftimit, e cila filloi me miratimin e ekstraktit të procesverbalit nga takimi i mëparshëm në Mitrovicë dhe vazhdimi i saj në Gjilan, vijoi me nënshkrimin e marrëveshjeve shumëpalëshe të bashkëpunimit mes institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.
“Këto marrëveshje synojnë forcimin e bashkëpunimit akademik, shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Më tej thuhet se një pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte edhe diskutimi mbi proceset e akreditimit të programeve të universiteteve publike dhe sfidat që lidhen me regjistrimin e studentëve, sidomos në drejtim të harmonizimit të programeve dhe garantimit të standardeve cilësore.
Në përmbyllje të mbledhjes, u theksua rëndësia e Konferencës së Rektorëve si forum i përbashkët i universiteteve publike për adresimin e çështjeve strategjike dhe nxitjen e zhvillimit të arsimit të lartë në vend./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren