Edhe këtë vit Qeveria e Kosovës do të bëjë subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.
Kështu ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për medie, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Siç e dini, parvjet ka qenë pilotimi i programit. Vitin e kaluar ka qenë zbatimi i rregullt i programit për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, ku kanë qenë mbi 80 mijë familje përfituese. Edhe këtë vit do të vazhdojë programi i njëjtë”, ka thënë Murati.
Sipas Muratit, subvencionimi do të fillojë në muajin tetor dhe do të zgjasë deri në mars të 2026-s.
“Siç e dini ose siç mund ta dini prej zbatimit të mëhershëm, programi zbatohet për muajt e stinës së dimrit. Pra fillon në muajin tetor dhe mbaron në muajin mars, kësisoj që të mbulohet apo koncentrimi i subvencionimi të bëhet në muajt kur edhe shpenzimi i faturave të energjisë elektrike mund të jetë më i lartë, në mënyrë që të ketë mbulueshmëri dhe të ketë lehtësi sa më të madhe për familjet”, ka thënë Murati.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren