11.5 C
Prizren
E martë, 7 Tetor, 2025

Ecje sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në ecjen sensibilizuese në Malishevë, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit.

Ky aktivitet, i organizuar nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile, u zhvillua me moton: “Kontrollohu, parandalimi shpëton jetë”, raporton PrizrenPress.

Në ecje morën pjesë dhjetëra qytetarë, personel shëndetësor, nxënës dhe përfaqësues të institucioneve lokale. Kryetari Ekrem Kastrati theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e grave.

“Shëndeti i gruas është themel i shëndetit të familjes dhe shoqërisë. Ky muaj na kujton se me kujdes, kontroll të rregullt dhe mbështetje, mund të shpëtojmë jetë”, tha Kastrati.

Në këtë aktivitet sensibilizues folën gjithashtu Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së “Dr. Shpëtim Robaj” dhe Ganimete Bytyçi.

Tetori shënon muajin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, periudhë e dedikuar për informim, parandalim dhe mbështetje për gratë që përballen me këtë sëmundje. Pika kryesore e fushatës është zbulimi i hershëm, i cili rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit, përmes kontrolleve të rregullta mjekësore dhe fushatave informuese.

Ecja përfundoi me aktivitetet simbolike dhe shpërndarjen e fjongove rozë, si shenjë solidariteti me të gjitha gratë që përballen me kancerin e gjirit dhe si thirrje për parandalim përmes diagnostikimit të hershëm./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Artan Abrashi: Fitorja e Lëvizjes në Prizren do të festohet në Krajk të Hasit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar se fitorja e mundshme e partisë do të festohet në Krajk të...

Limaj: Nisma Socialdemokrate garancia për qeverisje të përgjegjshme në Rahovec

Sot, Fatmir Limaj së bashku me bartësin e listës, Xhevdet Krasniqin, zhvilluan takim me shtabin zgjedhor të NISMA Socialdemokrate në Rahovec. Limaj theksoi se Rahoveci...

Lajmet e Fundit