Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në tubimin elektoral në Suharekë, kërkuan besimin e qytetarëve që kandidati i kësaj partie për kryetar, Bali Muharremaj, të fitojë edhe një mandat, në mënyrë që, siç thanë ata, të realizojë projektet e tjera në të mirë të banorëve të saj.
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, tha se me Muharremajn kryetar, Suhareka është transformuar dhe vazhdon të ndryshojë. Ai u shpreh i bindur se me qeverisjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Suhareka është transformuar në një qendër të zhvillimit ekonomik.
Prandaj, Haradinaj, sot në tubimin elektoral në këtë qytet, kërkoi që qytetarët të japin votën edhe për një mandat për Bali Muharremajn, kandidatin e AAK-së për kryetar të Suharekës.
“Për katër vjet kryetari nuk është ndalë, çdo projekt e ka realizu, nuk është anku, ai e ka gjetë mënyrën qysh me realizu, e ka gjetë mënyrën qysh me qenë afër qytetarit”, tha ai.
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
Kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj, që garon për kryetar të Suharekës, mes tjerash, premtoi se projekti i radhës është ndërtimi i ngrohtores së qytetit, renovimi i stacionit të autobusëve dhe ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike.
“Kemi nevojë për një qendër të shtëpisë së shëndetit dhe do ta bojmë me standarde evropiane, kemi nevojë edhe për shkolla”, theksoi ai.
Muharremaj tha se dëshmi e punës së tij për dy mandate si kryetar i Suharekës janë projektet e realizuara, kurse si identifikim i punës dhe asaj që ka bërë për këtë komunë, në mënyrë simbolike, ishin edhe çizmet e vendosura në skenë.
Marketing
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren