7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Derbi Peja–Ylli luhet sot në Therandë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me javën e dytë, ku ndeshja më e pritshme është derbi ndërmjet GO+ Peja dhe Golden Eagle Ylli, raporton PrizrenPress.

Pejanët e nisën sezonin me fitore në udhëtim ndaj Trepçës, ndërsa therandasit u mposhtën në shtëpi nga Sigal Prishtina, duke bërë që sfida e sotme të ketë rëndësi të madhe për të dyja ekipet.

Për shkak të palestrës së Pejës, e cila po përdoret për numërimin e votave nga Zgjedhjet Lokale, ndeshja do të zhvillohet në Therandë dhe do të nisë në orën 16:00.

Ky derbi pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët dhe mbetet një nga ndeshjet kryesore të javës së dytë të Superligës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit