Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që shënoi zhvillimin e shtetit shqiptar drejt vetëdijes së tij të fuqishme politike.
Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare — politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta. Në të shquhej një përmbajtje mendore e vendimmarrëse që i mungon politikës së sotme: ai thoshte, lexonte, dyshonte — cilësi këto të rralla në një botë politike që shpesh shpreh bindje pa vendime!
Në historinë kombëtare shqiptare Fatos Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm.
Sot, me largimin e tij, mbyllet një kapitull i gjithanshëm e i gjatë i shëndërrimeve në jetën tonë historike —i njerëzve që e nisën politikën si mision.
Fatos Nano shkoi, por mbeti shëmbëlltyra e tij historikisht e amshuar, e përjetshme si dëshmi e një kohe në të cilën Ai bënte çmos që të ndërtonte lirinë e shtetit për të gjithë përmes arsyes socialiste dhe arsyes demokratike dhe arsyes gjithëkombëtare.
Rexhep Qosja
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
