11.7 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Barazim dramatik në Suharekë, Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët. Malisheva kthehet te fitorja

Dy ndeshjet e para të xhiros së 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës sollën emocione, me ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit që u mbyll me barazim dramatik 1:1, derisa Malisheva arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtinës së Re.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani i Orges Shehit shpëtoi nga humbja në minutat shtesë. Gjilani, nën drejtimin e Debatik Currit, kaloi në epërsi në minutën e 69-të me golin e Edi Bashës, i cili shënoi me prekjen e parë pas aktivizimit në lojë, pas një asisti të bukur nga Albin Prapashtica.

Këtij të fundit, më herët, në minutën e 50-të, iu anulua një supergol me gjuajtje nga distanca pas ndërhyrjes së VAR-it, që konfirmoi faull të Sabit Bilallit gjatë ndërtimit të aksionit.

Në minutat shtesë, ndeshja mori ritëm të jashtëzakonshëm. Giovanni Ribeiro barazoi rezultatin në minutën e 90’+4, me gjuajtje me kokë, duke i dhuruar skuadrës vendase një pikë. Vetëm një minutë më vonë, Bleart Tolaj goditi traversën, duke qenë për herë të dytë shumë pranë golit ndaj Gjilanit. Krejt në sekondat e fundit edhe gjilanasit patën mundësi të mirë, por gjuajtjen e fortë të Armend Thaqit e priti portieri Iljazi. Ballkani e përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak, pasi kapiteni Bajram Jashanica u ndëshkua me karton të kuq për reagim ndaj gjyqtarit Egzon Dakaj.

Pas këtij barazimi, Ballkani renditet në vendin e dytë me 19 pikë, tri më pak se Prishtina, e cila sot në orën 18:30 luan kundër Dukagjinit, ndërsa Gjilani me 11 pikë mban pozitën e shtatë në tabelë.

Ndërkohë, Malisheva e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 2:0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Të dy golat për Malishevën i realizoi sulmuesi Altin Aliu, në minutat 9’ dhe 39’, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të vlefshme dhe ngjitjen në vendin e pestë me 13 pikë pas dhjetë javësh. E Prishtina e Re mbetet në pozitën e fundit me vetëm shtatë pikë, duke vazhduar serinë e rezultateve negative./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj “Vreshtarëve”

Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat...

Prizreni në balotazh: Totaj 41.45 për qind, Abrashi 30.39 për qind

KQZ sot ka shpalllur resulttatet përfundimtare per kryetarë komunash. Në balotazh do të shkojë edhe komuna e Prizrenit. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Dy kandidatët që morën me së shumti vota...

Lajmet e Fundit