Futbollisti legjendar anglez, David Beckham u dekorua sot (e martë) me titullin “Sir” apo kalorës në Kështjellën Windsor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij prej dekadave në sport dhe në kauza bamirësie.
Beckham u dekorua me titullin kalorës nga Mbreti Charles dhe në atë rast ish-futbollisti veshi një kostum të dizenjuar nga gruaja e tij Victoria, një stiliste mode dhe ish-anëtare e Spice Girls.
Mbreti Charles dhe Beckham shkëmbyen fjalë të ngrohta gjatë ceremonisë, dhe futbollisti më vonë pranoi se qau kur mësoi për herë të parë se ishte vlerësuar me titullin e kalorësit.
“Ky është një moment kaq i madh për familjen tonë dhe është kaq i veçantë. Jam shumë krenar që më është bërë një nder kaq i veçantë”, ka thënë fillimisht Beckham.
“U rrita në një familje shumë të përulur në East End të Londrës. Gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist profesionist dhe tani jam këtu në Kështjellën Ëindsor me monarkinë më të rëndësishme në botë”, përfundoi anglezi.
I njohur për goditjet e tij të lira dhe krosimet e shkëlqyera, Beckham u bë gjithashtu një nga atletët më të suksesshëm komercialisht të epokës së tij.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
