10.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Blushi sjell librin e ri ‘pavarësisht përpjekjeve të disave që ai të mos botohej’

Blushi tha se moszbulimi i titullit është kërkesë e botuesit dhe jo e tij, teksa nuk u ndal pa thënë edhe nja dy fjalë për vetë botuesit.

“Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri. Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit. Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet. Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë”, shkruan Blushi në Facebook.

“Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë. Kështu që deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite kur romani të prezantohet duhet ta mbaj titullin sekret”.

Edhe një Blush ka futur duart në këtë roman, e ai është i biri i Benit, për të cilin thotë se ka bërë kopertinën e romanit.

Më tej, Blushi u shpreh i lumtur që romani po e sheh dritën e botimit pasi thotë të ketë pasur përpjekje serioze nga njerëz e botues të ndryshëm që libri të mos botohet.

“Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im”.

“Ky libër ka patur disa peripeci dhe siç thotë një mik që e ka lexuar ka patur historinë e vet pa u botuar”.

“Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg sepse edhe mund të mos botohej fare dhe përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm”.

“Siç thashë, të hënën romani do prezantohet me miq në hotel Plaza dhe pa dyshim do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit që nis të mërkurën. Ju pres të gjjthëve në stendën e bukur të Onufrit”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Lajmet e Fundit