10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Hapet konkursi letrar “Sulejman Krasniqi”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit ka shpallur Konkursin Kombëtar Letrar “Sulejman Krasniqi”, bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal nr. 1427 të datës 30 prill 2019 për themelimin e këtij çmimi, raporton PrizrenPress.

Konkursi u dedikohet krijuesve shqiptarë nga të gjitha trojet, të cilët ftohen të konkurrojnë me prozë apo poezi, në kuadër të garës që mban emrin e shkrimtarit të njohur rahovecas. Sipas njoftimit, punimet nuk duhet të jenë më të gjata se katër faqe A4 dhe duhet të dorëzohen të koduara, në tri kopje fizike në objektin e Komunës së Rahovecit, ose nëpërmjet emailit në adresën: [email protected].

Afati i aplikimit është nga 7 nëntor deri më 4 dhjetor 2025, ndërsa rezultatet do të publikohen më 7 dhjetor 2025, në kuadër të Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” dhe shënimit të ditëlindjes së autorit.

Fituesit e çmimit do të shpërblehen me shuma monetare, ndërsa vlerësimi i veprave do të bëhet nga një jury profesionale e përzgjedhur nga organet komunale të Rahovecit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kuvendi i të Rinjve i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

Sot u mbajt ceremonia për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit. Gjatë aktivitetit, organizata u vlerësua për punën...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit