7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ben Blushi zbulon emrin e romanit të ri

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri, titulli i të cilit deri më tani mbahej sekret me kërkesë të botuesit.

Në një postim të fundit, Blushi ka zbuluar se libri do të quhet “Jam Mysliman”, një titull që sipas tij do të habisë disa lexues, por që nuk lidhet me bindjet e tij personale, raporton PrizrenPress.

“E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri, po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar. Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time. E megjithatë unë mendoj se shkon. Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e personazheve të vet”, thotë Blushi.

Romani përshkruan historinë e një shkrimtari që pas shumë peripecish vendos të bëhet mysliman. Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë, ku ai përjeton mrekulli dhe një ndjenjë të thellë shpirtërore.

Në fund të romanit, pas një incidenti me një grup fanatikësh, personazhi kryesor shpall vendimin e tij në Facebook me shënimin: “Jam Mysliman”.

Kjo fjali i ka dhënë edhe titullin librit.

Blushi thekson se romani duhet të lexohet si letërsi dhe jo si deklaratë personale.

Romani do të promovohet të hënën pasdite, ndërsa nga e marta do të jetë në çdo librari të vendit dhe në Panairin e Librit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com Wooten Jr. vjen...

Lajmet e Fundit