13.9 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Dy vëzhgues të zgjedhjeve sulmohen verbalisht në Prizren, policia jep detaje

Dy vëzhgues të zgjedhjeve janë shoqëruar pasditen e sotme në polici, pasi që të njëjtit janë sulmuar verbalisht mes njëri-tjetrit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se ky incident nuk ka qenë i ndërlidhur me procesin zgjedhor.

Bytyqi ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

“Rreth orës 15:30 është raportuar një sulm verbal që ka ndodhur në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, në mes të dy qytetarëve vendas, të cilët janë njëkohësisht vëzhgues të zgjedhjeve. Pas marrjes së informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të dy personat janë ftuar në stacionin policor për intervistim. Nga deklarimet e dhëna nga palët e përfshira dhe në konsultim me prokurorin është konstatuar se incidenti nuk ka qenë i ndërlidhur me procesin zgjedhor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili do të vendosë për procedurat e mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore”, ka deklaruar Bytyqi.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dalin fotografitë e dy vëllezërve që mbetën të vrarë sot në Malishevë

Dy vëllezër mbetën të vrarë sot në Gollubovc të Malishevës, ndërsa dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre. Nëpër rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë...

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Lajmet e Fundit