Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se duhet të kryejnë pagesën e faturave të papaguara brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur masat ligjore dhe administrative që parashihen në rast të mospagesës.
Sipas njoftimit, pagesat mund të bëhen në sportelet e ujësjellësit, në banka apo përmes platformave elektronike të pagesave.
Kompania ka paralajmëruar se konsumatorët që nuk e përmbushin obligimin financiar do t’i nënshtrohen masave ndëshkuese, të cilat përfshijnë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë si dhe dërgimin e lëndës për ekzekutim te përmbaruesit privatë, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/