4.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Bashkimi arrin fitore të madhe ndaj Dijonit, prizrenasit festojnë në Francë

Bashkimi ka shënuar një fitore historike në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, duke triumfuar në udhëtim kundër skuadrës franceze Dijon me rezultat 84:93, raporton PrizrenPress.

Sfida ishte e mbushur me intensitet, emocione dhe dramë deri në fund, por portokallezinjtë nga Prizreni treguan karakter dhe qetësi në çastet vendimtare, duke e merituar plotësisht fitoren.

Ky sukses përforcon edhe më shumë rrugëtimin e Bashkimit në edicionin e tyre të parë në FIBA Europe Cup, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit tutje. Me tri fitore dhe tri humbje, prizrenasit e mbyllin grupin me bilanc të njëjtë si Dijon, duke dëshmuar se janë një skuadër konkurruese në arenën evropiane.

Bashkimi vazhdon të mbajë gjallë shpresat për avancim, ndërsa atmosfera festive në Francë tregon besimin dhe shpirtin garues që ekipi ka ndërtuar këtë sezon./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues...

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë...

Lajmet e Fundit