4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Muharremaj betohet si kryetar i Suharekës për mandatin e tretë

Bali Muharremaj ka dhënë sot betimin si kryetar i Komunës së Suharekës, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të tretë në krye të komunës.

Në një ceremoni të mbajtur para anëtarëve të Asamblesë Komunale, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, ai u zotua se do të udhëheqë me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë.

“Në këtë moment solemn, jap betimin tim për t’u shërbyer qytetarëve të Suharekës me përgjegjësi të plotë morale e institucionale”, deklaroi Muharremaj, raporton PrizrenPress. Ai theksoi se mandati i tretë i dedikohet qytetarëve dhe vendosmërisë së tyre, duke e cilësuar këtë hap jo thjesht si formalitet, por si një zotim të sinqertë që do të udhëheqë çdo vendim të tij.

Kryetari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët: “Suksesi i një komune nuk ndërtohet mbi individë, por mbi bashkëpunim, respekt dhe punë të palodhur. Dera ime do të jetë e hapur për secilin prej jush”.

Në fjalimin e tij, ai vuri në pah potencialin e Suharekës, duke përmendur qytetarët punëtorë, rininë e talentuar dhe të moshuarit që mbajnë urtësinë e vendit. Muharremaj u zotua për zhvillim ekonomik, avancim të arsimit, shëndetësi më cilësore, mbështetje për fermerët, bizneset, sportin dhe kulturën — gjithmonë duke vënë në qendër dinjitetin e qytetarit.

“Do të jem udhëheqës i të gjithëve, sepse Komuna jonë është shtëpia jonë e përbashkët”, tha ai, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe duke i ftuar që të ecin së bashku në rrugëtimin e ri./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit