UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet.
Ai në Facebook ka publikuar një video nga punimet që janë duke u bërë në këtë projekt të rëndësishëm.

“Kur u zotuam se do ta bëjmë rrugën Prizren – Tetovë, kishte shumë skeptikë. Mirëpo sot ajo po bëhet realitet dhe unë ju ftoj t’i shijoni pamjet”, ka shkruar Durmishi.
Projekti i rrugës Prizren–Tetovë është vlerësuar se do të lehtësojë qarkullimin ndërmjet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
