-3.6 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Shkrimtari i shquar Fatos Kongoli feston sot 82-vjetorin e lindjes

Sot kremton 82-vjetori i lindjes, shkrimtari Fatos Kongoli.

Veprimtaria e tij letrare, veçanërisht pas viteve ’90 ka dhuruar një kontribut të vyer për letërsinë shqiptare.

Fatos Kongoli lindi në Elbasan më 1944. Studimet e larta për matematikë i nisi në Universitetin e Pekinit dhe i përfundoi në Universitetin e Tiranës (1967). Ka punuar për një kohë si gazetar dhe më pas si redaktor në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

Në fund të viteve `60 botoi tregime e novela. Deri në vitet 1990 botoi vëllimet me tregime “Shqetësime të ngjashme” (1972), “Tregime” (1978), “Të fejuarit” (1982), si dhe romanet “Ne të tre” (1985), “Karuseli” (1990).

Romanet e Kongolit, të përkthyera në gjuhë të ndryshme, pasqyrojnë me thellësi dramën ekzistenciale të njeriut modern. Ai përzgjedh histori njerëzore, duke paraqitur bashkë virtyte dhe cene të individualiteteve të botës shqiptare.

Pas 1990 botoi: “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë”(1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003, fitues i çmimit “Pena e artë”), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007),”Bolero në vilën e pleqve”(2009). “Iluzione në sirtar”(2010), “Si-do-re-la” (2011), ”Njeriu me fat” (2013), “Gjemia e mbytur” (2015) etj.

Vepra të tij janë botuar në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë (1995, 2000, 2002), si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” (2010) nga Presidenti i Francës, dhe “Mjeshtër i Madh”(2012) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë./atsh

Më Shumë

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Lajmet e Fundit