43 vendet në botë ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, janë plot 43 vende ku shqiptarët mund të lëvizin pa nevojën e një vize afatshkurtër.

Mes këtyre shteteve janë edhe ato të Bashkimit Europian, që kanë miratuar zonën Shengen.

Ndër 43 vendet janë gjithashtu dhe vende mjaft të njohura si destinacion turistik, por edhe vende për t’u eksploruar. San Marino dhe Monako janë dy shtete të vogla, por me një turizëm për t’u patur zili.

Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Korea Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.

Ndërsa në Egjipt, Bjellorusi dhe Haiti viza afatshkurtër merret në kufi./TCh/

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Lajmet e Fundit