(PLOTËSUAR) Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 24.01.2026, nga ora 14:00, do të zhvillohen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin ku, më 23 janar 2026, janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.
Sipas Gjykatës, ky njoftim vlen vetëm për oraret e seancave dëgjimore, ndërsa procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.
Numri përfundimtar i kërkesave dhe personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë nuk është ende i përcaktuar.
Gjykata thekson se seancat dëgjimore janë caktuar për të siguruar organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave në Prizren
109 persona janë ndaluar dje për rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Prizren.
Seanca ndaj tyre do mbahet sot në ora 14:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin avokati i njëri prej të dyshuarive, Blend Gjini.
Të dyshuarit po hetohen kryesisht për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, ndërsa një person është trajtuar edhe për “Kanosje”, vera të dyshuara të kryera në periudhën 29.12.2025 deri më 02.01.2026.
Aksioni është realizuar më 23.01.2026, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, me asistimin e njësive tjera policore, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
