7.6 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.

 

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Më datë 09.02.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur që të realizojnë urdhëresën e gjykatës dhe është dërguar në burg i dënuari E.R., mashkull , 23 vjeçar nga Korisha e Prizrenit. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 14 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është dënuar me 14 muaj burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së. I arrestuari E.R. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në...

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Lajmet e Fundit